Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në prag të konfliktit Rusi-Ukrainë, SHBA: Rusët po furnizojnë ushtarët me rezerva gjaku

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 12:20 | Bota
Në prag të konfliktit Rusi-Ukrainë, SHBA: Rusët po

Rusia ka gati planin konkret për pushtimin e Ukrainës dhe kjo bazohet edhe tek indicet më të fundit që trupat e pozicionuara në kufi po furnizohen edhe me rezerva gjaku.

Ky është informacioni më i fundit i bërë i ditur nga tre zyrtarë amerikanë të cilët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kjo lëvizje shton shqetësimin në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, pasi ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj.

Nga ministria e Mbrojtjes në Rusi nuk ka koment mbi këtë të dhënë por përmendet gatishmëria e presidentit Putin për t’i zgjidhur gjërat nëpërmjet dialogut.

https://a2news.com/2022/01/29/shba-do-te-zhvendose-trupat-ne-evropen-lindore-gjenerali-i-larte-paralajmeron-sulmi-rus-ne-ukraine-do-te-ishte-tmerrshem/

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime të mëtejshme pa studiuar mirë më parë përgjigjen zyrtare të marrë nga Amerika”, i tha ai homologut francez Emmanuel Macron në bisedën telefonike. Edhe pse përsëriti faktin se Amerika nuk mori parasysh shqetësimet e Rusisë që kanë të bëjnë me shmangien e zgjerimit të NATO-s, mos vendosjen e armëve sulmuese në kufi me Rusinë dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në gjendjen para anëtarësimit të ish-vendeve të traktatit të Varshavës.

https://a2news.com/2022/01/28/biden-tha-qe-rusia-mund-te-pushtoje-ukrainen-ne-shkurt-reagon-zelensky-perendimi-te-mos-perhape-panik/

"Çështja kryesore u shpërfill, sesi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj synojnë të ndjekin parimin e integritetit të sigurisë ... që askush nuk duhet të forcojë sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër," tha Putin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani