Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulmuan policinë në Qafë-Kashar, Gjykata jep masën e sigurisë për vrasësit me pagesë

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 13:36 | Kronikë
Sulmuan policinë në Qafë-Kashar, Gjykata jep masën e

Gjykata e Kurbinit ka njohur me masën e sigurisë 5 personat e arrestuar më 27 janar pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit Alfred Gjoka, më 14 janar.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë "arrest në burg" për shtetasit Ibrahim Difa, Damin Lleshja, Robert Laçi, Ilirian Fei, ndërsa për shtetasin Erjon Mulaj u vendos masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Moskallëzim krimi” "Armëmbajtja pa leje", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë”,  "Vrasja me paramendim",  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Grupi i dyshuar si i përbërë nga vrasës me pagesë u zbuluan pas një sulmi më armë drejt policisë në Qafë-Kashar, ku mjeti me të akuzuarit nuk respektoi urdhrin për të ndaluar, ndërkohë që dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, ndërkohë që më pas kanë braktisur mjetin.

Nga hetimet rezulton se Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, janë paguar 20 mijë euro nga Robert Laci, për të vrarë punonjësin e hidrovorit të Adriatikut në Kurbin shtetasin Alfred Gjoka.

https://a2news.com/2022/01/27/bresheri-ndaj-policise-arrestohen-grupi-i-vrasesve-me-pagese-20-mije-euro-per-nje-eliminim/

Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

Nga hetimet e bëra, ka rezultuar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të dy vjedhjeve makinash, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volkswagen Touran në Kurbin, si dhe një grabitje ndaj një shtetasi gjerman.

A2 CNN Livestream

Dita jonë