Të gjithë çmenden për Armando Brojën, të tjera klube interesohen për talentin kuqezi

Përditësuar më: 29/1/2022, ora 12:36
Broja 1 1280x720

Të gjithë çmenden për Armando Brojën, të tjera klube interesohen për talentin kuqezi

Përditësuar më: 29/1/2022, ora 12:36

Spektakli dhe golat e shënuara në  fushën e blertë nga sulmuesi i kombëtares tonë Armando Broja kanë  bërë që e gjitha Anglia të çmendet pas tij.

Së fundmi listës së gjatë të klubeve të interesuara, janë shtuar dhe të tjera skuadra nga Premier League. Leeds, Everton dhe Wolves janë tre klubet e fundit që i shtohen garës për të marrë shërbimet e talentit kuqezi.

Edhe pse Chelsea nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij , blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të nxitohen pasi siç kanë konfirmuar edhe vetë ata, lojtari do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek Southampton për të bërë më vonë një vlerësim final.

Tek Southampton, ai po kalon një sezon fantastik dhe jo më kotë drejtuesit e klubit kanë përgatitur një ofertë prej 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa sheikët e Newcastle janë gati të shpenzojnë 40 milionë euro për të marrë talentin ashtu si dhe West Ham, klub që ka nisur bisedimet me lojtarin.

Dëshira e vetë futbollistit është të qëndrojë në Angli dhe kontrata e tij me Chelsea është deri në vitin 2026.