Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksidentoi një grua për vdekje dhe u largua, arrestohet 36-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 15:03 | Kronikë
Aksidentoi një grua për vdekje dhe u largua, arrestohet

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani