Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Balaj transferohet në Turqi, gjen tre futbollistë shqiptarë në ekipin e ri

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 09:15 | Futboll
Balaj transferohet në Turqi, gjen tre futbollistë shqiptarë

Bekim Balaj është lojtar i ri i skuadrës së Bolusporit në Turqi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë të re me skuadrën turke, e cila militon në kategorinë e dytë.

Shkodrani do të gjejë në ekip tre lojtarë të tjerë shqiptarë: Gentian Selmanin, Dejvi Bregun dhe Odise Roshin, ku me këtë të fundit, kanë luajtur së bashku për disa vite me fanellën e Ahmat Groznit, në Rusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani