Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“E djathta nuk e ka luksin për përçarje”, Gjoni: Edhe të bashkuar nuk e kanë mundur Ramën

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 20:38 | Politikë
“E djathta nuk e ka luksin për përçarje”, Gjoni:

Analistja Edlira Gjoni analizoi në emisionin Debat në A2 zhvillimet brenda Partisë Demokratike, të cilat po e çojnë të përçarë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas Gjonit, e djathta nuk e ka luksin të shkojë e përçarë në zgjedhje. Ajo shtoi se edhe kur ka qenë e bashkuar, PD nuk e ka mundur kryeministrin Rama, i cili tashmë është në mandatin e tij të tretë.

“Kisha disa pyetje për këtë proces që ka nisur. Shpesh herë duam ta dëgjojmë me pozitivitet se ku po e çon veten e djathta. Dhe unë nuk e ndaj dot të djathtën në PD të re në PD të vjetër, për rithemelimit apo në një opozitë që e ka vendosur Edi Rama. E djathta nuk e ka luksin që të bëjë këto përçarje. Edhe të bashkuar nuk e kanë mundur Edi Ramën tani të shohim të veçuar. Secila prej palëve pretendon se nuk e ka gabim, por një prej tyre do ta tregojë se është gabim. Nuk e kuptoj si e gjejnë kthjelltësinë të dyja palët për të pretenduar se kanë mbështetje tek votuesit”, u shpreh analistja.

Edlira Gjoni komentoi dhe primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, duke thënë se pjesëmarrja ishte shumë e ulët për t’u marrë për bazë dhe për të krijuar një ide nëse ka mbështetjen e demokratëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë