Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Laçi konfirmohet pretendent, Lushkja mposht Partizanin në ndeshjen e lamtumirës

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 16:18 | Futboll
Laçi konfirmohet pretendent, Lushkja mposht Partizanin në ndeshjen e

Laçi konfirmohet si një prej skuadrave pretendente të këtij sezoni. Kurbinasit mposhtën 1-0 Partizanin, me golin e Regi Lushkjes, dhjetë minuta përpara fundit të lojës.

Mesfushori e mbylli aventurën te Laçi me këtë gol të shkëlqyer. Në ndeshjen e fundit me bardhezinjtë, përpara transferimit te Sheriff Tiraspol, Lushkja mbante edhe shiritin e kapitenit.

Me suksesin e regjistruar, Laçi ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 34 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese dhe tashmë krijon një distancë të vogël nga Kukësi dhe Vllaznia.

Ndeshja ndërmjet Egnatias dhe Dinamos u karakterizua nga kontestimet dhe dhuna ndaj arbitrit. Pas kartonit të kuq për Krasniqin, gjyqtari Jorgji u shndërrua në armik publik në Rrogozhinë.

Në fundin e pjesës së parë, ku Dinamo kryesonte me golin e Ibraimit, tifozët hodhën sende të forta në drejtim të gjyqtarëve. 

Kjo bëri që pjesa e dytë e ndeshjes të niste me vonesë, deri sa situata në tribunë të stabilizohej. Me rifillimin e lojës, Egnatia refuzoi të dorëzohej dhe barazoi me Ilirid Ademin, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani