Danimarka “injoron” pandeminë, ministri i Shëndetësisë për CNN: Masat do kthehen vetëm po të jetë e domosdoshme

Publikuar më: 1/2/2022, ora 14:59

Danimarka “injoron” pandeminë, ministri i Shëndetësisë për CNN: Masat do kthehen vetëm po të jetë e domosdoshme

Publikuar më: 1/2/2022, ora 14:59

Teksa i gjithë globi përballet me shifra rekord për shkak të variantit Omicron, Scott McLean nga CNN ka biseduar me ministrin danez të Shëndetësisë, Magnus Heunicke, vetëm pak orë pas vendimit të qeverisë së Danimarkës për të hequr çdo masë antikoronavirus.

Ministri thotë se vaksinimi masiv e ndihmoi Danimarkën që të rihapet e t’i rikthehet normalitetit të dy viteve më parë. 

Magnus Heunicke, ministri danez i Shëndetësisë: Jemi shumë larg skenarit më të keq. Nëse sheh normën e infektimeve, atëherë mund të thuash se jemi në skenarin më të keq, por nëse sheh çfarë ndodh në spitale e në urgjencë, sheh se shifrat shfaqin rënie çdo ditë.

Scott McLean, gazetar i CNN: Dhe kjo vjen falë vaksinimit.

Heunicke: Po dhe kryesisht falë dozës “booster”, asaj të tretës.

McLean: Vitin e shkuar, hoqët thuajse të gjitha masat anti-covid në vend. Dhe në dhjetor i rikthyet. Këtë herë, i hiqni përfundimisht. A është ky fundi?

Heunicke: Epo, shpresojmë që po. Por, askush nuk e di çfarë mund të ndodhë. Ne i kemi premtuar qytetarëve danezë se do t’i rikthejmë masat vetëm nëse ato të jenë realisht të nevojshme. Dhe në fakt këtë gjë po bëjmë tani, po heqim masat.

McLean: Çfarë do t’i bënte ato si realisht të nevojshme?

Heunicke: Epo, një variant i ri është më infektues dhe mund të shkaktojë më shumë sëmundje.

McLean: Shtete të tjera, mendoj si Austria apo Gjermania, po ecin në drejtimin e duhur, ata po e bëjnë vaksinën të detyrueshme. Është kjo lëvizja e duhur?

Heunicke: Mendoj se mund të themi se tani ata janë vërtetë të dëshpëruar sepse duan të dalin me çdo kusht nga kjo situatë. Shohin që nuk gjejnë shumë mbështetje në thirrjet për vaksinim. Fatmirësisht, nuk e kemi këtë situatë në Danimarkë. Dhe jam shumë, shumë, shumë i lumtur që ne nuk jemi në këtë gjendje sepse rruga drejt vaksinimit është shumë e vështirë, një shteg shqetësues.