Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Investimet në ndërtim, sektori zë 10.4% të ekonomisë, dyfish më lart se në BE

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 15:10 | Ekonomi

Ndërtimi po shndërrohet vit pas viti në një ndër sektorët më me peshë në ekonominë shqiptare, duke thithur një pjesë të konsiderueshme të burimeve financiare të lira.

Sipas të dhënat e Eurostat, në vitin 2020 ndërtimi zuri rreth 10.4% të ekonomisë vendase, gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 5.6%. Investimi kryesisht në ndërtim duket se është një dukuri tipike shqiptare.

Pas vendit tonë, e dyta në rajon për peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi renditet Kosova me rreth 9.3% të totalit, pasuar nga Mali i Zi, me 7.3% të totalit të ekonomisë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, kjo peshë është 6.5%. Në vendet e tjera europiane, ku janë të zhvilluar sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi zë një peshë të vogël.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se investimet private në ekonominë shqiptare duhet të orientohen në të ardhmen në sektorë me potencial, siç janë turizmi dhe bujqësia.

https://a2news.com/2022/02/01/ndertimet-do-te-vijojne-bashkite-kane-rritur-ndjeshem-numrin-e-lejeve-te-dhena/

Përveç luhatjeve të tregut, investimet private drejt sektorëve me potencial zhvillimi afatgjatë duhen orientuar edhe nëpërmjet politikave të caktuara shtetërore, siç mund të jenë ato fiskale apo edhe nëpërmjet lehtësive të ndryshe burokratike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani