Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kërkohet për “vjedhje zemrash”, fanset duan “ta lidhin në shtrat” deri sa të vijë policia

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 15:11 | Lifestyle
Kërkohet për “vjedhje zemrash”, fanset duan “ta

Akuzat për vepra penale ndoshta nuk janë më të përshtatshmet për profilin e duhur të një mashkulli me të cilin do të dilnit në takim. Por një dënim i vetëm, për një të burgosur simpatik, ndoshta edhe mund të kapërcehet. Një prej tyre ka shumë admiruese, që mezi presin që policia ta arrestojë.

Ai është një i dënuar për vjedhje dhe nga sot akuzohet edhe për “vjedhje zemre”. Teksa policia në West Yorkshire publikoi foton e të akuzuarit për vjedhje dhe kërkoi ndihmën e publikut për ta kapur, askush nuk e mendonte sa punë do kishte policia për këtë djalosh. “Po e gjeta, a mund ta mbaj”, “Do ta lë derën pa kyçur”, ishin disa nga përgjigjet në postimin e policisë.

37-vjeçari Jonathan Cahill është shumë i kërkuar, vajzat dhe gratë janë hedhur në sulm për ta kapur, duke u ofruar edhe që ta disiplinojnë vetë. “Do ta gjej unë. Do ta ndëshkoj vetë” thotë njëra. Cahill është dënuar disa herë për grabitje dhe tani kërkohet sepse shkeli lirinë me kusht. Sot njihet si një nga të arratisurit më seksi.

Një rast i përsëritur, që kujton Jemery Meeks, të dënuarin i cili në vitin 2014 pushtoi mediat, si i burgosuri më seksi në botë. Meeks hyri në burg për armëmbajtje pa leje por fama e tij i tejkaloi kufijtë, me femrat që u çmendën pas tij dhe me shtëpitë e modës që i ofruan vende pune, menjëherë pasi u lirua. Dhe pasarela ishte gati për ta pritur. E para që i hapi dyert ishte shtëpia e modës Tommy Hilfiger dhe pas saj Jeremy mori pjesë si aktor edhe në filma me buxhet të ulët.

Për t’i vënë përballë njëri-tjetrit, portali i famshëm amerikan, TMZ, hapi edhe një sondazh ku pyesnin se cilin preferonin vajzat. Një fanse u ofrua që ta lidhte në shtrat, deri sa të mbërrinte policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu