Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koalicioni “Shtëpia e lirisë”, reagon PD: Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 12:21 | Politikë
Koalicioni “Shtëpia e lirisë”, reagon PD: Sali Berisha

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, reagoi pas publikimit të logos së re të koalicionit “Shtëpia e lirisë”, duke e cilësuar si zyrtarizim të partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama, “që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: korrupsionin, politikën e vjetër, lajmet e rreme dhe dezinformimin”.

https://a2news.com/2022/02/01/shtepia-e-lirise-zbulohet-logoja-e-koalicionit/

“Më në fund, Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin; Politikën e vjetër; Lajmet e rreme dhe dezinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen "184" të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje. Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen "184", do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime: Të dëmtojë PD-në dhe demokratët dhe të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën. Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën! Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën”, shton Partia Demokratike.

https://a2news.com/2022/02/01/lsi-i-dergon-kqz-se-kerkesen-per-regjistrimin-e-koalicionit-shtepia-e-lirise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë