Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD: Berisha u strehua sot në partinë e Metës, shqiptarët të ndahen nga politika e vjetër

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 17:01 | Politikë
PD: Berisha u strehua sot në partinë e Metës, shqiptarët

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për mediat pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në KQZ koalicionin për zgjedhjet e 6 marsit, ku në të është pjesë edhe Komisioni i Rithemelimit të PD dhe Partia Demokristiane.

PD thotë ne deklaratë se Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

https://a2news.com/2022/02/01/lsi-i-dergon-kqz-se-kerkesen-per-regjistrimin-e-koalicionit-shtepia-e-lirise/

“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën”, thuhet në reagimin e PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë