Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Merrnin para për të kaluar makinat me xhamat e zinj, arrestohen 7 persona, një në kërkim. Mes tyre zyrtarë të DRSHTRR

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 10:33 | Kronikë
Merrnin para për të kaluar makinat me xhamat e zinj, arrestohen 7

Shtatë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se merrnin para për xhamat e zinj të makinave. Policia njofton se mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje në Kamëz. Të arrestuara janë Yllka Graceni, agjente sigurimesh, Redi Allmeta, Erges Zaka, Artan Frroku, Qamil Domi, Artan Murati mjek familje në Kamëz dhe Zef Ndoca. Ky i fundit me detyrë specialist në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR në Durrës. Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit R. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 - 30.000 lekë të rinj.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të hetimeve dhe në funksion të procedimit penal të regjistuar dy muaj më parë, si rezulat i veprimeve të kryera bënë ndalimin e shtetasve:

- Q. D., 31 vjeç, banues në Domje, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

- E. R., 34 vjeç, banues në Sallmone, Durrës, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim, me detyrë administrator në një servis për veshje xhamash të errësuar; 

- E. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim", punonjës në servisin për veshjen e xhamave të errësuar;

- Y. G., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë punonjëse në një agjenci sigurimesh;

- A. F., 38 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë administrator në agjencinë e targimit të automjeteve në Xhafzotaj;

- A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre”, me detyrë mjek pranë Qendrës Shëndetësore Kamzë;

- Z. N., 27 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, me detyrë specialist në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Durrës.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit R. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 - 30.000 lekë të rinj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë