Diell dhe ngrica në të gjithë vendin

Publikuar më: 2/2/2022, ora 07:32

Diell dhe ngrica në të gjithë vendin

Publikuar më: 2/2/2022, ora 07:32

Dita ka nisur me diell dhe ngrica në të gjithë vendin, përjashtuar skajin juglindor ku ende ka dëborë të pakët. Termometri ka zbritur në -7°C në zonat malore dhe afër 0°C në një pjesë të mirë të qyteteve perëndimore.

Mesdita sjell një rritje të lehtë të vlerave termike, por maksimumi në rang vendi ngjitet deri 13°C. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare.

Era do të fryjë  mesatare në tokë dhe det deri pasdite, kur pritet që era të bëhet e fortë në hapësirat detare ku dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.