Rritja e çmimit të karburanteve, Ceko: Të hiqet akciza dhe taksa e qarkullimit, tregu ynë është monopol

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 19:23 | Ekonomi
Rritja e çmimit të karburanteve, Ceko: Të hiqet akciza dhe

Rritja ekstreme e çmimit të karburanteve ishte pjesë e bisedës në studion e Ditarit të mbrëmjes në A2 CNN me ekspertin e ekonomisë Enriko Ceko.

Sipas Cekos, në vendin tonë mjafton që të heqësh akcizën dhe taksën e qarkullimit dhe çmimi i naftës ulet menjëherë ndjeshëm. Ai shton se heqja e akcizës nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit.

Për ekspertin e ekonomisë në Shqipëri janë 6-7 kompani që komandojnë tregun e karburanteve dhe që merren vesh në heshtje për vendosjen e çmimit.

https://a2news.com/2022/02/03/cmimi-i-naftes-shqiperia-prek-rekordin-me-192-leke-liter-me-e-shtrenjta-ne-rajon/

“Dje në tregun ndërkombëtar kanë qenë çmimet e larta 89-90 dollarë për fuçi ndërsa sot kanë vajtur 81 dollarë. Pse nuk ra çmimi i naftës sot. Kjo është pyetja që i bëj ministres. Kjo është politikë nuk është treg? Në Europë vetëm Shqipëria dhe Rumania nxjerrin naftë nga toka. Kjo logjika nuk shkon pasi në bursë naftën që e blejmë sot e marrim për 6-muaj apo një vit. Ky është një abuzim. Akciza është 37 lekë, por sipas qeverisë ajo rritet bazuar në inflacionin. Koncepti i akcizës për një vend që prodhon naftë nuk duhet të ekzistojë. Vendet që eksportojnë naftë e kanë 0.3 euro. Taksa e qarkullimit është 23 lekë. Ajo nuk ekziston si koncept. Mjafton të heqësh akcizën dhe taksën e qarkullimit dhe nafta bie në 143 lekë. Asgjë nuk i shkakton heqja e akcizës buxhetit të shtetit. Nuk ka treg të lirë. Në Shqipëri çdo që është e monopolizuar si tregu i karburanteve. Janë 6-7 kompani që kanë tregun. Ato në heshtje merren vesh se sa do të jetë çmimi i karburanteve. Karburanti në Shqipëri merr 115 lekë taksa”, u shpreh Ceko.

https://a2news.com/2022/02/02/rritja-e-cmimit-te-naftes-ibrahimaj-jemi-ne-ekonomi-te-lire-tregu-nuk-mund-te-nderhyjme-ne-cmim/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu