Mesdita sjell rritje të temperaturave në të gjithë vendin
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin, gjatë ditës së sotme, ku vranësirat bëhen më të dukshme gjatë mesditës, por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e mëngjesit janë rritur lehtë në veri dhe qendër, por kanë vijuar të ulëta në juglindje, ku minimumi ka shënuar -5°C.
Mesdita sjell rritje të temperaturave në të gjithë vendin, duke variuar nga 10°C në zonat malore deri 16°C, në zonat e ultësirës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi jugor, ndërsa dallgëzimi në det paraqitet i ulët.