Meta në A2 CNN: Zero shqetësim për çështjen në Kushtetuese, kanë tre vite me hetime dhe procese farsë

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:23

Meta në A2 CNN: Zero shqetësim për çështjen në Kushtetuese, kanë tre vite me hetime dhe procese farsë

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:23

“Ka tre vite me hetime, procese farsë për nenin që nuk ekziston më në Kushtetutë, që është për “agjitacion dhe propagandë”. Ajo është një çështje e tyre që mua nuk më preokupon aspak. Sa i takon përgjegjësisë që kam si President i Republikës, kjo është e rëndësishme, pasi kuptohet që gjithçka bëhet në funksion të kapjes totale të shtetit dhe të vetmit institucion që kjo mazhorancë nuk e ka”.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta teksa foli për procesin në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij, vendim që pritet të jepet të hënën e ardhshëm.

Por ai i druhet Ilir Meta një vendimi për shkarkimin e tij? “As kam pasur dhe as nuk do të kem ndonjëherë shqetësim se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese me këtë çështje. Nuk mendoj se ka ndonjë qytetar në Shqipëri që nuk e ka të qartë, se ky është një proces i bazuar në nenin e agjitacionit e propagandës.

Kushtetuta është shumë e qartë se kur shkarkohet presidenti, vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Shkelje e rëndë e Kushtetutës është ajo kur presidenti cenon integritetin e vendit, të nxjerrë ndonjë sekret shtetëror, i cili është në funksion të armiqve, të cenojë interesin e shqiptarëve. Për mua është shumë e qartë se thelbi i të gjithë këtij procesi gjatë këtyre 3 viteve është pikërisht kjo: Ilir Meta duhet ndëshkuar sepse ka shkatërruar plane të armiqve të Shqipërisë për të cenuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, që ne e kemi detyrë kombëtare që ta mbrojmë. Prandaj nuk më shqetëson qëllim i tyre”, tha Meta.