Meta zbulon në A2 CNN planin që kishte për një mandat të dytë, në prag të vendimit të Kushtetueses për shkarkimin e tij

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:23

Meta zbulon në A2 CNN planin që kishte për një mandat të dytë, në prag të vendimit të Kushtetueses për shkarkimin e tij

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:23

Ditën e hënë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Ndërkohë, në “Intervistë me Merita Haklaj”, në A2 CNN, kreu i shtetit u shpreh se nuk është aspak i shqetësuar për përfundimin që do të ketë ky proces. Madje, ai zbuloi të tjera plane, për të cilat theksoi se i kishte deri para 25 prillit, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit.

Ilir Meta tregoi në A2 CNN se deri në atë datë kishte menduar për një mandat të dytë si president dhe më pas të futej në rrugën e diplomacisë.

“Që pas 25 prillit, mezi pres 24 korrikun. Më herët, unë kisha një plan tjetër. Kisha në plan për një mandat të dytë si president dhe pastaj të largohesha nga politika, t’i hyja një karriere të re, asaj të diplomacisë. Gjithmonë me dëshirën që të rikuperojmë disa dëme që i janë bërë kushtetutës, por edhe për institucionin e Presidentit të Republikës për të ardhmen, jo për Ilir Metën.

I pyetur nëse do të kishte dashur të votohej nga populli për një mandat të dytë, Meta u shpreh: “Unë kam dashur që të votohesha nga populli edhe para 3 vitesh, kur u krijua kriza e djegies së mandateve, kur u krijua kriza e zgjedhjeve lokale. Unë kam thënë se e vetmja zgjidhje është vota. Unë respektoj votën e sovranit. Planet e mia ndryshuan sepse themelet e Republikës janë goditur shumë rëndë. Këtu duhet të bëhet një ndryshim nga themelet”, u shpreh Meta.