Rama publikon pamjet: Tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë gati këtë verë

Publikuar më: 4/2/2022, ora 08:55

Rama publikon pamjet: Tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë gati këtë verë

Publikuar më: 4/2/2022, ora 08:55

Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë do të jetë gati këtë verë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në Facebook, ku shkruan se ai do të vihet në shërbim të Shqipërisë turistike dhe do të afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë publikon pamje nga tuneli i Skërficës. Nëse fund të korrikut të vitit të kaluar, ai publikoi pamjet e e momentit të hapjes së tunelit, i cili do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

Edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi në gusht të vitit të kaluar se rruga do të jetë gati para sezonit të ri turistik, ndërsa garantoi një lëvizje më të lehtë për qytetarët dhe duke i dhënë një hov të ri zhvillimi turizmit të zonës.

Tuneli i Skërficës ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë.