Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e çmimeve, Meta: Të marrë fund kompromisi i heshtur mes faktorëve politikë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 21:08 | Politikë
Rritja e çmimeve, Meta: Të marrë fund kompromisi i heshtur mes

Në “Intervistë me Merita Haklaj”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi që të marrë fund, “kompromisi i heshtur”, siç e quajti ai, mes faktorëve politikë në vend për të zhvendosur vëmendjen larg probleme reale, teksa u pyet për rritjen e çmimit të energjisë dhe të naftës.

“Kam mbështetur mesazhin e konfindustrias, që ishte një apel shumë i fortë i një pjese të pavarur të shoqërisë civile, por në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por edhe më parë, kam ngritur shqetësime serioze sa i përket dobësimit të ekonomisë tonë, e cila nuk mund të mbulohet nga retorika vetlavdëruese e qeverisë.

Në këtë drejtim, unë kam kërkuar që parlamenti të rrisë rolin e tij, jo vetëm monitorues, por edhe kontrollues, në mënyrë që kjo situatë spekulative në treg të marrë fund. Kompromisi i heshtur mes aktorëve politikë për një kohë të gjatë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të marrë fund kjo lloj heshtje dhe secili të bëjë detyrën e tij për të rritur transparencën”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë