Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Kërkojmë transparencë”, banorët e katër zonave në Tiranë protestojnë para kryeministrisë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 13:50 | Aktualitet
“Kërkojmë transparencë”, banorët e katër

Banorët që preken nga projektet e qeverisë dhe pushtetit vendor, shtëpitë e të cilëve do të prishen për të ndërtuar komplekse banimi apo segmente rrugore, i janë drejtuar kryeministrisë këtë herë për të protestuar.

Thonë se në akt-marrëveshjet e propozuara u mungon transparenca dhe se bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm.

Pjesë e protestës janë edhe banorët e Paskuqanit të cilët preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, edhe për ta ka munguar transparenca për përfitimin e banesave të reja.

Prej 4 muajsh një pjesë e banorëve të zonës së “5 Majit” po kundërshtojnë akt-marrëveshjet e propozuara. Të njëjtit shqetësim i janë bashkuar disa banorë të Laprakës, Kombinatit dhe së fundmi Paskuqanit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë