A beson Presidenti te drejtësia kushtetuese? Meta: Ne jemi për drejtësi europiane

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:22
meta dervishaj 1280x720

A beson Presidenti te drejtësia kushtetuese? Meta: Ne jemi për drejtësi europiane

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:22

Presidenti Ilir Meta, i pyetur nga A2 CNN nëse i beson drejtësisë kushtetuese, deklaroi se Presidenca ka kërkuar gjithmonë që të respektohet procedurat dhe shtoi se ky institucion mbështet “drejtësinë europiane”.

“Presidenca është institucion shumë serioz dhe respekton procedurat. Ne kemi kërkuar që kjo çështje të gjykohej deri në 9 shtator sepse kjo farsë ishte produkt i një Kuvendi të shkarkuar. Është tërësisht absurde që kjo çështje vazhdon dhe Parlamenti aktual nuk e ka shprehur ende vullnetin e tij për këtë çështje”, tha Meta.

“Së dyti, Parlamenti i kaluar ka pasur vetëm 78 deputetë legjitimë dhe për këtë ka argumenta edhe një student i vitit të parë të Drejtësisë. E kuptoni vetë se çfarë Parlamenti ka qenë ai që ka votuar për këtë çështje. Megjithatë, kjo nuk është puna jonë. Ne jemi për drejtësi europiane, që do të thotë proces i rregullt. Nesër do të kënaqeni me disa pyetje. Ky është dallimi midis shtetit të së drejtës dhe shtetit të partisë. Të drejtat e çdo qytetari, jo vetëm të Presidentit, duhet të mbrohen dhe respektohen”, shtoi Presidenti.