Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Diferenca e madhe e çmimit nga fermeri te konsumatori, Autoriteti i Konkurrencës mund të nisë hetim për frutat dhe perimet

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 09:41 | Sociale
Diferenca e madhe e çmimit nga fermeri te konsumatori, Autoriteti i

Autoriteti i Konkurrencës mund të nisë një hetim pas raportimit të A2 CNN mbi diferencën e çmimeve të fruta-perimeve nga fermerët te konsumatori fundor. Burime pranë këtij institucioni, thonë se pasi të analizohen të gjitha faktet e paraqitura në raportim, mund të shërbejnë si një fillesë për nisjen e një hetimi.

Çmimet e frutave dhe perimeve pësojnë një rritje drastike nga shitja e fermerit te grumbulluesit e deri te konsumatori fundor. Nga një vëzhgim që A2 CNN kreu, çmimi shumëfishohet gjatë gjithë zinxhirit tregtar.

Në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë që në orët e para të mëngjesit, fermerët dhe grumbulluesit hyjnë në një luftë të ashpër tregtare për çmimet e prodhimeve bujqësore që kanë nxjerrë të shesin. Prej kohësh, arkat e mbushura me fruta-perime qëndrojnë gjatë në treg, pasi kërkesa ka rënë, së bashku me çmimin tregtues.

https://a2news.com/2022/02/06/cmimi-i-fruta-perimeve-diference-e-madhe-nga-fermeri-ne-lushnje-te-konsumatori-ne-tirane/

Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të Myzeqesë shkon në tregun agro-ushqimor të Tiranës. Rritja e zinxhirit të çmimeve vijon edhe te tregtarët që shesin me pakicë për konsumatorët. Këtu çmimet janë të paktën 20 deri në 30 lekë më shumë se te tregu agro-ushqimor i Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani