Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkarkimi i Presidentit në Kushtetuese, Meta: Padi në Prokurori për falsifikimin e provave nga Kuvendi

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 13:58 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit në Kushtetuese, Meta: Padi në Prokurori

Presidenti Ilir Meta tha se falsifikimi i provave nga ana e Kuvendit në dosjen e dërguar për të në Gjykatën Kushtetuese, do të paditet në Prokurori.

Pasi falënderoi dy përfaqësuesit e tij në Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se u ka kërkuar të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. “Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, tha Meta në një postim në Facebook.

Padinë e paralajmëroi edhe këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj. “Sot u mbyll seanca gjyqësore e iniciuar krejtësisht pa të drejtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Për fat të keq, u provua dhe sot se Kuvendi për qëllime politike depozitoi prova shkresore të manipuluara, vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë për një çështje kaq të rëndësishme sa është shkarkimi i Presidentit të Republikës në një çështje që nuk duhet të ekzistonte, imagjinoni çfarë ndodh me institucionet e tjera. Presidenti ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këtë çështje”, tha Dervishaj.

https://a2news.com/2022/02/07/shkarkimi-i-presidentit-dervishaj-kuvendi-manipuloi-provat-do-i-drejtohemi-prokurorise/
https://a2news.com/2022/02/07/shkarkimi-i-presidentit-balla-proces-shume-i-mire-feste-per-demokracine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë