Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fondet e BE për kulturën, Brukseli jep 500 mijë euro për muzeun etnografik të Krujës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 17:08 | Aktualitet
Fondet e BE për kulturën, Brukseli jep 500 mijë euro për

Bashkimi Europian do të financojë projektin e rikonstruksionit të Muzeut Etnografik të Krujës. Lajmin e dha vetë ambasadori Soreca, nga kalaja historike e qytetit.

“Do ta bëjmë ketë muze edhe më të bukur duke restauruar edhe te gjithë tavanet e mrekullueshme dhe muralet. E do të fillojë grantet zhvillimore lokale, që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës”, deklaroi ai.   

I pranishëm në eventin e organizuar posaçërisht, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi deklaroi se paratë e BE-së vijnë me ide dhe projekte dha dhe një mesazh për unionin.

 “Lufta me burokracinë dhe afatet është e përditshme, kudo qoftë, Tiranë apo Bruksel, vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e BE-së sipas Brukselit, por mund të vijë dita që mund të themi edhe ne “po bëjmë si Napoli dhe Brukseli të vazhdojë me burokracitë e veta”, deklaroi kryeministri.

Nga Kruja, kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që kanë banesa në zona historike, që t’i kthejnë ato në biznese, ndërsa premtoi asistimin e qeverisë nëpërmjet fondit për “rijetëzimin e zonave historike”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli