Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krahasimi me 25 prillin, socialistët në avantazh në 4 prej 6 bashkive ku garohet

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 14:35 | Politikë

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, opozitarët kanë më shumë shanse të fitojnë në dy fushëbetejat e veriut, Shkodrën dhe Dibrën. Realiteti më i afërt elektoral, ai i 25 prillit, tregon se PD-ja arriti të siguronte në territorin e Bashkisë Shkodër një avantazh prej mbi 14 mijë votash krahasuar me socialistët.

Diferenca mund të jetë e mjaftueshme për të evituar që bastioni i djathtë të kalojë majtas, në kushtet kur demokratët janë më të përçarë se kurrë dhe garojnë me dy kandidatë të ndryshëm, shkruan A2 CNN.

Mbi 7800 votat që LSI mori pak muaj më parë, pritet të kalojnë në favor të kandidatit të Berishës, duke amortizuar pjesërisht efektin e çarjes së votës dhe gjasat janë që Shkodra të vijojë të mbetet djathtas. Opozita duket e avantazhuar edhe në Bashkinë Dibër ku, në prill 2021, PD e LSI së bashku kryesojnë me mbi 4600 vota përballë socialistëve. Edhe këtu mbi 2300 vota të LSI rrisin shanset e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit. Konflikti mes demokratëve favorizon pretendentin e tretë në bashkitë e mbetura, që shfaqet i relaksuar.

Diferenca pozitë-opozitë përmbyset në favor të shumicës po t’i referohemi votave të Bashkisë së Durrësit, një bastion i së majtës prej 22 vitesh. Zgjedhjet e fundit, ndonëse parlamentare, flasin për një diferencë prej mbi 2500 votash mes PS-së dhe pjesës tjetër të opozitës të bërë bashkë, ndërkohë që ndarja e demokratëve shton shanset për socialistët.

https://a2news.com/2022/02/03/ps-mund-te-synoje-goditjen-ne-shkoder-shano-demokratet-te-merzitur-mund-te-refuzojne-te-votojne/

Edhe në tri bashkitë e tjera janë socialistët ata që kryesojnë, gjithmonë nëse i referohemi rezultatit të 25 prillit. Në bashkinë Vorë, kanë një avantazh prej 1853 votash, ndërkohë që më e thellë është diferenca në bashkinë e Lushnjës që shkon në 4814 vota. Gara ngushtohet për sa i përket Bashkisë së Rrogozhinën, ku rezultatet e zgjedhjeve të kaluara flasin për një diferencë prej 770 votash mes mazhorancës dhe opozitës. 

https://a2news.com/2022/02/03/situata-ne-shkoder-eshte-me-e-mira-ne-30-vite-per-ps-ne/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani