Në hetim nga SPAK, KPA pezullon nga detyra anëtarin Ardian Hajdari

Publikuar më: 8/2/2022, ora 13:14
MB HAJDARI frame 257 1280x720

Në hetim nga SPAK, KPA pezullon nga detyra anëtarin Ardian Hajdari

Publikuar më: 8/2/2022, ora 13:14

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezullon nga detyra anëtarin e tij, Ardian Hajdari. Shkak për pezullimin, është fakti se gjyqtari është marrë i pandehur për mosdeklarim të të ardhurave nga Prokuroria e Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hajdari u hetua për disa muaj nga SPAK, pas një kallëzimi të dy ish-prokurorëve Antoneta Sevdari e Elsion Sadiku dhe një ish-gjyqtarit, Ervin Metalla, të tre të shkarkuar nga procesi i vetingut.

Ata pretenduan se Hajdari kishte falsifikuar një nga dokumentet me të cilat kishte aplikuar për të qenë pjesë e KPA-së, si edhe nuk kishte deklaruar në ILDKP disa prej të ardhurave të fituara nga avokatia.

Pas marrjes së cilësisë së të pandehurit gjyqtari Hajdari, KPA vendosi pezullimin nga detyra. Hajdari është i dyti në radhën e trupës së KPA, që përballet me akuza nga SPAK.

Më herët, ish-anëtari Luan Daci u akuzua për “falsifikim të dokumenteve”, akuzë për të cilën u fajësua me vendim të formës së prerë nga gjykata, vendim që i kushtoi më pas shkarkimin nga detyra.