Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përplasja me diplomatët, Meta u ankua në Uashington e Bruksel për Kim e Soreca?

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 12:59 | Politikë
Përplasja me diplomatët, Meta u ankua në Uashington e Bruksel

Marrëdhënia e Ilir Metës me disa diplomatë në Tiranë nuk ka qenë rozë. Përplasjet e tij ishin edhe në interesin e gjyqtarëve kushtetues, të cilët i kishin drejtuar pyetje për të marrë më shumë sqarime, nëse veprimtaria e presidentit kishte cenuar marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë.

“Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë”, tha Meta.

Përplasjet më të bujshme të Presidentit me diplomatë të huaj, kanë qenë me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së. Ndonëse Presidenca nuk pranon ta thonë shprehimisht, nën rreshta Ilir Meta tregon se konflikt ka pasur me diplomatët që janë angazhuar në ngritjen e reformës në drejtësi të cilët janë ata të SHBA-së dhe BE-së.

https://a2news.com/video/a-do-ta-liroje-zyren-presidenti-nese-shkarkohet-meta-nuk-permban-te-qeshuren/

“Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka pasur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e shumicës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Në përgjigje të pyetjes së gjyqtarit Përparim Kalo, kreu i shtetit shkon edhe më tej, duke insinuuar se diplomatët e huaj mund të jenë ankuar te kushtetuesja për veprimtarinë e tij.

“Por nëse si Gjykatë Kushtetuese, keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë vend partner, apo përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjellje jokorrekte të Presidentit të Republikës, lutemi të na e bëni me dije dhe do ju vëmë në dispozicion materiale plotësuese për të sqaruar Gjykatën Kushtetuese”, tha Meta.

Një nga argumentet që shumica përdori për shkarkimin e Presidentit ishin edhe deklaratat e tij ndaj diplomatëve të huaj, duke nënvizuar se ato kanë cenuar partneritetin strategjik me SHBA-në.

https://a2news.com/2022/02/07/meta-flet-pas-gjyqit-pyetjet-e-kushtetueses-te-frymezuara-nga-ps/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani