Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Procesi i shkarkimit, Presidenti Meta publikon përgjigjet e plota ndaj Kushtetueses

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 09:29 | Politikë

Teksa Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të dhënë vendimin për shkarkim ose jo të presidentit, Meta ka publikuar në faqen zyrtare të institucionit përgjigjet e 72 pyetjeve që i ka dhënë Kushtetueses. Ky veprim, sipas presidentit, bëhet në funksion të transparencës.

“Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjitha pyetjeve, rezultoi se disa prej tyre në dukje përmbajnë elemente të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik.

Gjithashtu, për shumë prej pyetjeve që Gjykata ngriti në seancën publike në datën 3 shkurt 2022, Presidenti i Republikës ka dhënë qëndrimin dhe ka parashtruar kërkimet e tij në mënyrë shteruese, dhe shumë të qartë, që prej korrikut 2021, përmes Aktit nr. 2143 prot., datë 1.7.2021, duke kërkuar njëkohësisht shqyrtimin e çështjes brenda një kohe sa më të shpejtë, që do të duhej të përkonte edhe me përfundimin e mandatit të Legjislaturës së IX-të, të Kuvendit të Shqipërisë.

https://a2news.com/2022/02/07/meta-flet-pas-gjyqit-pyetjet-e-kushtetueses-te-frymezuara-nga-ps/

Nëse Gjykata do të kishte shqyrtuar me vëmendje të thelluar këto qëndrime të Presidentit të Republikës, apo dhe provat që e shoqërojnë atë, shumë prej pyetjeve sot nuk do të ekzistonin. Megjithatë, në respekt të transparencës së plotë, si dhe në përgjigje të kërkesës së trupës gjyqësore, ju parashtrojmë përgjigjet si më poshtë vijon, duke mbajtur në konsideratë faktin se shumë prej pyetjeve janë përsëritje e njëra-tjetrës, si dhe faktin se Gjykata nuk mundi të na i përcillte pyetjet e zbardhura (përveç pyetjeve të relatorit), ndërkohë që përmbajtja e tyre, është zbardhur nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës me shkrim dore në seancën e datës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani