Presidenti: Jam Ilir Meta, o super budallenj

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:18

Presidenti: Jam Ilir Meta, o super budallenj

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:18

“Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi dhe blu, se do të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pafund. Ata do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta, u them atyre, o super budallenj”.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp, të kësaj të mërkurë.

Ndër të tjera, ai tha se do të organizojë edhe një festë më 24 korrik, kur i përfundon mandati, duke mos e llogaritur aspak vendimin që mund të japë Kushtetuesja për shkarkimin e tij.

“Më 24 korrik, do të bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit, i cili është shtuar shumë kohët e fundit. Me falsifikimet e fundit është acaruar shumë, por duhet të ruajmë qetësinë. Presidenti sillet si danez, por kur kërcënohet rendi kushtetues, do të jetë njësh me Kushtetutën”.