Meta: Më 24 korrik, nuk do të ketë brava shtesë, nuk do të blindohet asgjë

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:18

Meta: Më 24 korrik, nuk do të ketë brava shtesë, nuk do të blindohet asgjë

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 10:18

Presidenti Ilir Meta ironizoi Lulzim Bashën duke thënë se nuk do të fortifikojë Presidencën në ditën e fundit të mandatit të tij, më 24 korrik të këtij viti. “Ju thoni nëse 24 korriku është sot? Unë do të doja të ishte dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë. Nuk do të blindohet asnjë gjë. Më 24 korrik, ua kam premtuar, do të kemi një festë dhe pastaj… aty është populli i 2 marsit, është shtuar shumë gjatë kësaj kohe, sidomos me këto falsifikimet e fundit”, tha Presidenti në një konferencë për mediat, ku deklaroi se kishte firmosur një kallëzim penal kundër Kuvendit të Shqipërisë “për veprat penale të kryera në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve”.

“Kallëzimi dot ë depozitohet në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës”, tha Meta. Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, tha se kallëzimi është depozituar në SPAK për shkak se në të janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë. Por do të jenë prokurorët, tha ai, që do të caktojnë se kujt i përket si kompetencë ky kallëzim.

“Krimi i falsifikimit është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit, Presidentit të Republikës, dhe ky krim, falsifikimi, tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak, por është një dramë se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë. Prandaj këtu kemi të bëjmë me themelet e Republikës që janë tronditur rëndë”, tha Meta.

“Kjo provë e re që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë antikushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi njëpartiak i shkarkuar më 25 prill, që kërkon të ligjërojë gjoja-procedurat, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një grusht shteti, kundër Kreut të Shtetit.