Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthimi i madh, fiton medaljen e artë 16 vjet pas zhgënjimit në Torino

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 16:42 | Futboll
Rikthimi i madh, fiton medaljen e artë 16 vjet pas zhgënjimit në

Një prej historive më të bukura që sporti dhe Lojërat Olimpike dhurojnë, u regjistrua në garën e distancës së gjatë në “snowboard”.

Në moshën 36-vjeçare dhe në pjesëmarrjen e pestë në Olimpiadë, Lindsey Jacobellis fitoi medaljen e artë, të cilën e ëndërroi për shumë kohë. Një rikthim i jashtëzakonshëm, 16 vjet pasi triumfi i shpëtoi nga duart. Gjatë Olimpiadës “Torino 2006”, Jakobellis ishte e sigurt që fitoi dhe po festonte përpara se të kalonte finishin.

Aty ndodhi drama, pasi ajo u rrëzua, duke humbur medaljen e artë.

Suksesi në “Pekin 2022” ishte shpërblimi i merituar i një karriere të shkëlqyer.

https://www.youtube.com/watch?v=WinM9UP2bnI

A2 CNN Livestream

Dita jonë