Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kalifornia padit kompaninë Tesla: Në fabrikat e saj, kryhet diskriminim racor

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 18:54 | Teknologji
Kalifornia padit kompaninë Tesla: Në fabrikat e saj, kryhet

Tesla e fitoi betejën e saj teknologjike, duke kryer revolucion në ndërtimin e mjeteve elektronike, që e kanë shndërruar tani në industrinë automobilistike më me vlerë në botë.

Por krijesa e Elon Musk rrezikon të humbë luftën kundër diskriminimit racor, diçka që mund t’i kushtojë shtrenjtë imazhit të tij në botë.  

Departamenti i Punësimit të shtetit të Kalifornisë, pas qindra denoncime, ka vendosur të denoncojë gjigantin amerikan për shkak të masave aspak të forta të ndërmarra për të parandaluar këto episode.

Disa punëtorë të asaj fabrike tregojnë që batutat me sfond racial ishin përditshmëria aty, të shoqëruar nga simbole të ndryshme si svastika, që ishin protagonistë në tualetet.

https://a2news.com/2021/10/27/tesla-eshte-makina-me-e-shitur-ne-europe-hera-e-pare-per-nje-mjet-elektrik/

Jo vetëm, por sipas denoncimit punëtorët me ngjyrë u jepeshin gjithmonë punët me të ulta, që shpërbleheshin më pak.

Kompania e Musk ka mohuar një akuzë të tillë, duke cilësuar padinë si një gabim, por kjo nuk është hera e parë, janë 4 paditë me akuzën e racizmit, si dhe një padi personale ndaj një personi me ngjyrë që punonte pikërisht në fabrikën në Freemont, dhe që kërkon, i vetëm, 137 milionë dollarë.  

https://a2news.com/2021/11/11/shefi-i-tesla-s-elon-musk-shet-5-miliarde-dollare-aksione-pas-sondazhit-ne-twitter/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu