Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Letra e Rusisë, Kalemaj: Nuk është provokim ndaj Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 20:51 | Aktualitet
Letra e Rusisë, Kalemaj: Nuk është provokim ndaj

Analisti Ilir Kalemaj komentoi letrën që Rusia u ka dërguar disa vendeve, përfshi Shqipërinë, duke e konsideruar si të drejtuar më shumë për vendet që i ka më afër në kufi.

“Letra e Rusisë i është dërguar jo vetëm vendeve të NATO-s, por edhe OSBE-së. Rusia ka diplomaci mjaft të stërvitur, me në krye Sergei Lavrov, dhe në këtë rast ata nuk po provokojnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për vende të tjera, që janë neutrale apo në afërsi të Rusisë. I gjithë thelbi i letrës ishte: “A na lejoni neve që të mbrojmë kufijtë tanë?”, sqaroi Kalemaj.

https://a2news.com/2022/02/03/berisha-ne-kuvend-ambasada-ruse-leter-kercenuese-ne-tirane-argati-i-beogradit-hesht/

Ndërsa diplomati Lisien Bashkurti u shpreh: “Në letër përsëritet fakti që zgjerimi i NATO-s duhet të bëhet duke mos kërcënuar sigurinë e vendeve të tjera. NATO respekton parimin që çdo shtet i pavarur ka të drejtë të përcaktojë lidhjet e tij me aleancat e ndryshme, edhe qëndrimet e tyre në politikën e jashtme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani