Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Polemikat për Xhafer Devën, kritikat detyrojnë anulimin e projektit për restaurimin e banesës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 15:53 | Kosova
Polemikat për Xhafer Devën, kritikat detyrojnë anulimin e

Emri i Xhafer Devës, një figurë kontroverse, që konsiderohej bashkëpunëtor i nazistëve, është rikthyer në qendër të vëmendjes këto ditë, duke nxitur debate e polemika. Shkak është bërë një projekt i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, UNDP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për restaurimin e shtëpisë së ish-politikanit shqiptar në Mitrovicën e Jugut.

Qëllimi ishte ruajtja dhe rehabilitimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë. Por pas kritikave dhe kundërshtive të ashpra, institucionet njoftuan anulimin e projektit. 

Të hënën, ambasadori gjerman në Kosovë reagoi me shqetësim ndaj planeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, duke theksuar se nuk duhet të shtrembërohet e vërteta rreth Holokaustit apo krimeve të luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokalë.

Gjithashtu, edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shprehu shqetësimin rreth projektit dhe tha se nuk duhet të ketë vend për revizionimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit.

Në një deklaratë të përbashkët, UNDP-ja dhe BE-ja thanë se synimi i projektit të përbashkët me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribuojë në kohezionin social, duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar.

Sakaq ministri i Kulturës në qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku thanë në një reagim se restaurimi i monumenteve bëhet për t'i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik, apo rehabilitim figurash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë