Grabitet me armë filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër, policia arreston autorin

Publikuar më: 11/2/2022, ora 13:46
posta shqiptare ne gjirokaster

Grabitet me armë filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër, policia arreston autorin

Publikuar më: 11/2/2022, ora 13:46

Grabitet zyra e filialit të Postës Shqiptare në Gjirokastër, policia kap në kohë rekord autorin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Mësohet se shtetasi i identifikuar si Armando K., 32 vjeç nga Vlora, nën kërcënimin e armës së zjarrit, hyri në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin Karakteristik dhe ka tërhequr një sasi ende të padeklaruar të hollash te sporteli ku ndahen pensionet.

Pasi ka marrë paratë, 32-vjeçari nga Vlora, emigrant në Greqi, është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit. Menjëherë, Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje dhe ka prangosur të riun në zonën e ish-Poliklinikës, në lagjen Meçite dhe e ka shoqëruar atë në Komisariatin e Policisë.