Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Imazhet satelitore, Rusia shton grumbullimet ushtarake pranë Ukrainës

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 13:06 | Bota

Imazhe të reja satelitore të publikuara nga kompani teknologjike amerikane, tregojnë grumbullime të mëtejshme të trupave rusë në Krime, në Rusinë perëndimore dhe Bjellorusi, duke rritur shqetësimet për një sulm të mundshëm.

Imazhet sugjerojnë se 550 tenda ushtarake dhe qindra automjete ishin mes grumbullimeve të reja në kryeqytetin e Krimesë, Simpferopol. Edhe ne zona të tjera në gadishullin ukrainas të aneksuar në 2014 nga Rusia, është vënë re fluks i ri trupash dhe pajisjesh dhe po zhvillohen gjithashtu stërvitje ushtarake. Grumbullimet e reja në Krime u evidentuan në të njëjtën ditë kur një sërë luftanijesh ruse, përfshirë anijen të mëdha amfibe, mbërritën në Sevastopol, porti kryesor i Krimesë.

https://a2news.com/2022/02/11/biden-amerikanet-te-largohen-nga-ukraina-gjerat-mund-te-cmenden-shpejt/

Në Bjellorusi, satelitët amerikanë pikasën pozicionime të reja të trupave, mjeteve ushtarake dhe helikopterëve në bazën ajrore të Zyabrovka, vetëm 25 km larg Ukrainës. Sakaq, trupa dhe batalione lufte mbeten të grumbulluar pranë qytetit të Rechitsa më pak se 45 km larg kufirit me Ukrainën.

Kievi akuzoi Rusinë se i ka bllokuar thuajse plotësisht qasjen në detin Azov dhe Detin e Zi ku po zhvillohen gjithashtu stërvitje ushtarake. Paralelisht me manovrat në jug, Moska ka nisur edhe stërvitjen 10-ditore me trupat bjelloruse në veri të Ukrainës. 30 mijë ushtarë rusë po marrin pjesë në lojërat e luftës në Bjellorusi, numri më i lartë i dërguar në këtë shtet që prej Luftës së Ftohtë.

https://a2news.com/2022/02/10/si-jane-te-vendosura-forcat-e-nato-s-ne-europen-lindore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë