Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta: Nuk më duan president ata që synojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 08:54 | Politikë
Meta: Nuk më duan president ata që synojnë ndryshimin e kufijve

Me anë të dy postimeve të shkurtra në Facebook, presidenti Meta është rikthyer të komentoi sërish procesin për shkarkimin ose jo të tij në Gjykatës Kushtetuese, aty ku po pritet vendimi.

Meta shkruan se atë nuk e duan president, siç i quan ai, “dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro Ballkanit të Hapur”.

Ndërkohë, në postimin tjetër, presidenti shkruan se, “nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!”

https://a2news.com/2022/02/09/meta-me-24-korrik-nuk-do-te-kete-brava-shtese-nuk-do-te-blindohet-asgje/

Pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të dhënë vendimin për shkarkim ose jo të Metës, ky i fundit tha se ka firmosur kallëzimin e paralajmëruar penal, kundër Kuvendit të Shqipërisë, “për veprat penale të kryera në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve”. Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, tha se kallëzimi është depozituar në SPAK për shkak se në të janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë. Por do të jenë prokurorët, tha ai, që do të caktojnë se kujt i përket si kompetencë ky kallëzim.

https://a2news.com/2022/02/09/procedura-per-shkarkim-perpjekje-per-grusht-shteti-meta-kallezim-kunder-kuvendit-ne-spak/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli