Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Doli nga burgu 5 ditë më parë, mësohet kush është autori i ngjarjes së Vlorës

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 18:53 | Kronikë
Doli nga burgu 5 ditë më parë, mësohet kush është

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “ish-fusha e druve” në Vlorë.

Një person dyshohet se ka shtënë me armë në ajër, ndërsa më pas është larguar nga vendngjarja. Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pak minuta pas të shtënave raportohet se ka vënë në pranga personin që qëlloi me armë.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Ervis Dollani, i cili ka dalë nga burgu vetëm 5 ditë më parë.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të armatosur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë