Tensionet me Rusinë, Ukraina nuk heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Publikuar më: 14/2/2022, ora 19:58
MB SHOLC NE KIEV frame 50 1280x720

Tensionet me Rusinë, Ukraina nuk heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Publikuar më: 14/2/2022, ora 19:58

Ukraina nuk heq dorë nga anëtarësimi në NATO. Presidenti Volodimir Zelensky, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, tha se vendi do të vazhdojë të ndjekë rrugëtimin për në aleancën ushtarake pavarësisht kundërshtisë së fortë të Rusisë dhe kërcënimit për luftë.

“Dëshira e Ukrainës është për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, për të forcuar kufijtë e saj, për aleancën e ardhshme dhe ambiciet tona, ju jeni shumë të vetëdijshëm për këtë. Është dëshira e vendit. Gjithashtu, ka një luftë në lindje. Ne e kuptojmë. Dhe ne do të donim anëtarësimin në NATO, i cili do të ishte një garanci për sigurinë tonë, integritetin tonë territorial”, tha Zelensky.

Ndërsa, kancelari Scholz nënvizoi se pret hapa të qartë nga Rusia për uljen e tensioneve në konfliktin me Ukrainën. “Perëndimi dhe Gjermania janë të përgatitur për dialog serioz me Rusinë lidhur me sigurinë në Europë”, u shpreh ai gjatë vizitës në Kiev.

Pro dialogut u shpreh edhe Moska, me anë të ministrit të jashtëm Sergej Lavrov.