Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Afera e inceneratorëve, Tabaku përfshin edhe Gjiknurin. Reagon sekretari i Përgjithshëm i PS

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 20:26 | Politikë
Afera e inceneratorëve, Tabaku përfshin edhe Gjiknurin. Reagon

Në një deklaratë për mediat këtë të martë, kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se të mërkurën do të publikojë dokumente që implikojnë zyrtarë të lartë të shtetit në aferën e inceneratorëve.

Tabaku publikoi edhe një dokument duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri në këtë çështje.

“Nesër në mëngjes do të fillojë transparenca për dosjen e Elbasanit. Mbroni veten, tregoni kush ju ka urdhëruar, do të na keni në krah, nëse do të bëheni bashkëpunëtor i drejtësisë. Tregoni kush ju detyroi të vendosni firmat për inceneratorin e Elbasanit. Për një koncencion 21,6 milionë euro që kemi paguar, është dhënë një kontratë tjetër koncensionare, pa procedurë pa garë dhe mban firmën e Damian Gjiknurit. Në inceneratorin e Tiranë kanë blerë Range Rover dhe Benza, si janë shpenzuar paratë publike për udhëtime, si është bërë skema e pastrimit të parave dhe si ka abuzuar shtetit”, tha ajo.

Reagimi ish-ministrit Gjiknuri ishte i menjëhershëm, duke i cilësuar si spekulative akuzat e ngritura nga Tabaku. “Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se "lëkundjet tektonike" brenda PD-së midis grupeve "grata" dhe "non grata" e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës. E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje”. Tabaku vijoi me të tjera shashka, shtoi Gjiknuri, teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. “Sërish mashtrim! Autorizimi i dhënë kompanisë për prodhim energjie nuk është koncesion por është detyrim i lindur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit. Në përfundim të periudhës 7-vjeçare të koncesionit, kompania bashkë me të drejtën e fituar nga autorizimi i dhënë nga Ministria e Energjisë për prodhim energjie i kalon shtetit shqiptar. Ka ndodhur tashmë fiks kështu. Kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe e drejta e saj për prodhim energjie nga djegia e mbetjeve i është transferuar shtetit përmes pushtetit lokal ditën që përfundoi periudha e koncesionit. Me kënaqësi do jem javën e ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për të ja shpjeguar më tej zonjës Tabaku diferencën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës”, mbyllet reagimi i Gjiknurit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu