Biden nuk është i bindur: Sulmi ndaj Ukrainës është ende një mundësi

Përditësuar më: 16/2/2022, ora 06:35

Biden nuk është i bindur: Sulmi ndaj Ukrainës është ende një mundësi

Përditësuar më: 16/2/2022, ora 06:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shpreh në një konferencë për shtyp se sulmi ndaj Ukrainës nga ana e Rusisë është ende një mundësi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se humbjet njerëzore do të ishin shumë të mëdha në rast se Rusia do të ndërmerrte këtë akt agresioni.

Megjithatë, Biden shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo opsion të mundshëm.

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura, pavarësisht se çfarë ndodh. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në diplomaci me Rusinë dhe aleatët dhe partnerët tanë për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në Evropë. Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me vendosmëri sulmit rus. për Ukrainën, e cila është ende shumë e mundshme”, tha Presidenti.