Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shpallen projektet fituese, prioritet, trashëgimia kulturore dhe procesi i digjitalizimit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 17:32 | Aktualitet
Shpallen projektet fituese, prioritet, trashëgimia kulturore dhe procesi i

500 aplikime janë bërë në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar mbështetjen e institucionit, por vetëm 185 do të ndihmohen financiarisht.

Prioritet i këtij viti është trashëgimia kulturore dhe digjitalizimi. Megjithatë, edhe festivalet nuk mbeten pas. Më pak fituese janë shfaqjet teatrale e sidomos sa i përket baletit.

Edhe këtë vit, pas publikimit të listës ka pasur akuza për konflikte interesi apo për fitues me dy projekte.

Krahasuar me vitin e shkuar, Ministria e Kulturës mbështet 25 projekte më shumë, duke rritur kështu edhe vlerën financiare që i dedikohet këtyre projekteve.

Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra mbajnë numrin rekord të aplikimeve të fituara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë