Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Subvencionet minimale, Serbia do ta sjellë qumështin të paketuar”, blegtoria drejt zhdukjes

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 12:18 | Sociale
“Subvencionet minimale, Serbia do ta sjellë qumështin të

Dashamir Çela rrit 40 krerë lopë e viça. Ndonëse dëshira e tij është ta shtojë fermën, e ka të pamundur me ndihmën që i ofron aktualisht shteti. Blegtoria subvencionohet vetëm me 10 mijë lekë për krerë lopë dhe 1200 lekë për të imtat, por në bazë të një limiti të caktuar për numrin e tyre.

Të nevojshme blegtorët shohin rikthimin e skemës për subvencion për litër qumësht: “Prodhoj 130 tonë qumësht në vit. Me skemën e 10 lekë për litër ishim mirë sepse ne tentonim të rriteshim për të prodhuar më shumë”. 

https://a2news.com/2022/02/16/ndryshon-konsumi-i-bulmetit-me-pak-qumesht-gjalpe-dhe-djathe-preferohet-gjiza-dhe-salca-e-kosit/

Jetëgjatësinë në blegtori, Dashamiri e sheh të shkurtër, pasi edhe baxhot janë në vështirësi dhe tregu vendas po kërcënohet nga importi i produkteve të paketuara nga rajoni: “Nëse jemi ne në vështirësi, janë edhe baxhot, pasi dhe me qumësht nga Serbia nuk operojnë dot. Madje, së shpejti Serbia do të ndalojë edhe importin e qumështit për baxhot, pasi mund ta sjellë të paketuar gati në tregun tonë dhe baxhot nuk bëjnë dot as punën e tyre si fasoneri”. 

Nevojën e subvencionimit dhe nxitjes së blegtorëve për të rritur tufat e ka shprehur edhe Industria e Përpunimit të Qumështit. Ata i janë drejtuar qeverisë me një letër zyrtare, ku parashtrojnë dy pika emergjente. Përfaqësuesi Donjaldo Hoxha shprehet: “Pika e parë 10 lekë për litër, pasi nxitet formalizimi i fermerit dhe pika e dytë ulja e TVSH-së në shitje nga 20% në 6%. Rajoni e ka nga 5 deri në 8%. Po falimentuan blegtorët, falimentojmë dhe ne”. 

Në vitin 2020, Shqipëria kishte gati 13% më pak gjedhë se në vitin 2019. Blegtorët kanë nisur të reduktojnë tufëzat, pasi propozimet e tyre për të pasur një nga skemat që operojnë sot vendet e rajonit, nuk u pranua nga Ministria e Bujqësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë