Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Të jetosh për 45 ditë vetëm me Bitcoin, historia e dy italianëve në El Salvador

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 14:05 | Teknologji

El Salvadori ishte shteti i parë dhe deri tani i vetmi në botë që zyrtarizoi kursin e bitcoin me një ligj që hyri në fuqi, më 7 shtator 2021, duke e kthyer atë në një destinacion për njerëzit kuriozë dhe pasionantë.

Dy italianë; Riccardo Giorgio Frega, aktivist dhe autor i Podcast-it të Bitcoin Italia dhe Laura Nori, menaxhere e komunitetit Desmos, provuan përvojën e të jetuarit pa prekur kartat e kreditit ose paratë, për 45 ditë. Ata vunë re dallimin mes qasjes shtetërore dhe asaj private ndaj Bitcoin, si edhe vështirësitë e hasura në zonat turistike.

"Zonat më të ekspozuara ndaj turizmit të huaj tashmë janë përshtatur në mënyrë të përsosur. Ne kemi hasur disa vështirësi jashtë zonave më turistike. Muzetë nuk pranojnë Bitcoin, nuk kanë marrë direktiva nga Ministria e Kulturës. Këtu ka rrënoja majash shumë të bukura, ato të Tazumalit, por nuk kishin se si ti vizitonin. Paradoksalisht, jashtë zonës arkeologjike, tezgat e suvenireve pranojnë bitcoin. Edhe një herë, një kompani private mundi shtetin tre me zero”, thonë ata.

Dallime ka edhe në adoptimin e kriptomonedhës në popullatën vendase, midis atyre që i ndryshojnë Bitcoin në dollarë, atyre që ua dërgojnë familjarëve jashtë dhe atyre që i përdorin për të kursyer. Bitcoin nuk është thjesht një monedhë e re, por sjell me vete një teknologji që është ende krejtësisht e panjohur për shumë njerëz. “Këtu askush nuk e ka idenë se çfarë është teknologjikisht Bitcoin. Ndoshta, gjërat po ndryshojnë: qeveria po kryen një eksperiment trajnimi pilot mbi Bitcoin në një shkollë publike".

Së bashku me arsimin, për të lehtësuar tranzicionin, Presidenti Nayib Bukele vendosi të sigurojë një portofol të quajtur Chivo dhe i dha 30 dollarë kujtdo që e përdor atë. Është një stimul i konsiderueshëm, i cili në një vend ku paga mesatare është 300 dollarë në muaj bën diferencën.

“Kjo do të thoshte që shpesh, edhe kur largoheshim nga zonat më të njohura, njerëzit kishin në xhepa portofolin Chivo. Na ndodhte të ndalonim e të hanim në restorantet më të njohura, ku kishim shumë pak shpresë, por pronarët kishin portofolin: në shumicën e vendeve ku shkuam ishim të parët që paguanim me kriptomonedhë”.

Ndër vështirësitë më të mëdha, për Fregën dhe Norin, ishte nevoja për të marrë me qira një makinë për të udhëtuar në vend, pasi mjetet e transportit janë të ngadalta dhe nuk pranojnë Bitcoin. Bizneset më të rëndësishme nuk lejuan të rezervonin duke përdorur Bitcoin, por "më pas kuptuam se në El Salvador ka një bollëk qirash të vogla private që rezultuan të ishin shumë të lumtur të pranonin kriptovalutat, por me çmime konkurruese në krahasim me kompanitë e mëdha".

Probleme pati edhe në zgjedhjen e hoteleve, por ato u zgjidhën me pak këmbëngulje: “Teknika jonë ishte të shkarkonim listën e të gjitha hoteleve në vendin ku do të qëndronim dhe pastaj t'i thërrisnim një nga një”.

Presidenti Nayib Bukele është promotori kryesor i revolucionit të Bitcoin në vend, aq sa nëntorin e kaluar shpalli projektin e një qyteti Bitcoin, pa taksa mbi të ardhurat, pronën apo fitimet kapitale dhe pa karbon. Dhe ndikimi në mjedis është një nga kritikat më të shpeshta të drejtuara ndaj atyre që përdorin kriptomonedha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani