Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Metën

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 14:37 | Aktualitet
Ambasada amerikane reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”, thotë ambasada në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë