Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mosshkarkimi i Metës si president, Patozi: I vetmi i fituar nga vendimi i Kushtetueses është Sali Berisha

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 20:24 | Politikë
Mosshkarkimi i Metës si president, Patozi: I vetmi i fituar nga vendimi i

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaroi në Debat me Alba Alishanin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos e shkarkuar presidentit Ilir Meta nuk ishte surprizues, duke shtuar se asgjë nuk e çudit më në këtë vend.

Patozi u shpreh se i vetmi i fituar nga ky vendim i Kushtetueses është Sali Berisha, pasi nëse Meta do të shkarkohej koalicioni i tyre do të zbehej në peshë elektorale në zgjedhjet e 6 marsit, që sipas tij janë përgatitur si “çark” për Lulzim Bashën.

https://a2news.com/2022/02/17/ambasada-amerikane-reagon-pas-vendimit-te-gjykates-kushtetuese-per-meten/

“Nuk ishte surprizues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për presidentin Meta pasi ka kohë që nuk më çudit asnjë gjë në këtë vend. Edhe vendim e shoh si rrjedhojë e një gjëje të pritshme ndërkohë që nuk futem te grupi i atyre që janë gëzuar apo mërzitur. Unë ndihëm i zhgënjyer pasi interesi publik ka humbur. Në rast se Ilir Meta do të shkarkohej mesazhi do të ishte që mazhoranca të merr përpara mjafton që ti dalësh kundër qofsh dhe president dhe në rastin që Meta nuk shkarkohej kalojmë në ekstremin tjetër që në Shqipëri mund të bësh çtë duash mjafton të jesh zyrtar në nivele të lartë. Siç është rasti i Ilir Metës që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër Kushtetutës, unitetit kombëtar.

https://a2news.com/2022/02/17/pafajesia-e-metes-akuzat-e-kuvendit-qe-hodhi-poshte-gjykata-kushtetuese/

Mendoj që i vetmi që ka fituar është Foltorja apo Sali Berisha. As Ilir Meta nuk ka përfituar gjë. Berisha ka një bast të madh në 6 mars do të merrte një goditje të madhe “Shtëpia e Lirisë”. Fryma e koalicionit do merrte një goditje dhe do të zbehte peshën elektorale që Berisha pret të marrë. Dihet që zgjedhjet e 6 marsit janë përgatitur si një çark për Lulzim Bashën”, deklaroi Patozi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani