Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pafajësia e Metës, akuzat e Kuvendit që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 15:07 | Politikë
Pafajësia e Metës, akuzat e Kuvendit që hodhi poshtë Gjykata

Në raportin përfundimar për shkarkimin e Presidentit, Kuvendi kishte renditur një sërë shkeljesh nga ana e Kreut të Shtetit. Pretendimi i parë i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, lidhet me përfaqësimin e unitetit të popullit, për të cilin deputetët besonin se Meta kishte shkelur nenin 86 të Kushtetutës.

https://a2news.com/2022/02/17/mosshkarkimi-i-metes-si-president-patozi-i-vetmi-i-fituar-nga-vendimi-i-kushtetueses-eshte-sali-berisha/

“Sipas pretendimeve në kërkesë, para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të 2021, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore, 24 prill 2021, zoti Ilir Meta me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi, e ka nxitur atë në terma të tillë, të cilët sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë, duke terrorizuar qytetarët”, lexohej në raportin e deputetëve.

https://a2news.com/2022/02/17/vendimi-per-meten-dervishi-u-dha-ne-kohen-me-te-keqe-te-mundshme-reagimi-i-shba-korrekt/
https://a2news.com/2022/02/16/gjykata-kushtetuese-publikon-vendimin-ilir-meta-nuk-shkarkohet-si-president/

Gjykatën Kushtetuese nuk e bindi as pretendimi i Kuvendit për shkeljen e betimit nga Presidenti Meta, që sanksionohet në nenin 83, pika 3 të Kushtetutës, ndonëse raporti që kërkonte shkarkimin e tij kishte sjellë plot citime nga fjalët e Kreut të Shtetit: “Nga pozicioni i tij institucional, ai u ka bërë thirrje publike shqiptarëve që të votonin ndryshimin, ka përhapur insinuata dhe ka lëshuar akuza kundër shumicës, qeverisë dhe eksponentëve të saj. Ai ka asociuar qëllimshëm këto të fundit me terma si “qeveria e 1 prillit”, “banda rilindëse”, “partia bandë”, “përfaqësues të Ndranghetës”, “qeveri oligarkësh” etj., ndërkohë që zgjedhjet i ka cilësuar si “referendum popullor” kundër tyre, si akt i “ndryshimit të madh”, si mundësi që populli “të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur”. 

Me shkeljen e betimit, Kuvendi lidhte edhe gjuhën e përdorur ndaj përfaqësuesve ndërkombëtare, edhe ky një pretendim i hedhur poshtë nga Kushtetuesja, që nuk e konsideron shkelje të rëndë: “Presidenti i Republikës ka ndërmarrë sulme publike kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe vetë Ambasadores Yuri Kim, duke përhapur akuza të rreme për ndërhyrje në punët e brendshme, për njëanshmëri dhe përfaqësim të interesave antishqiptare të shteteve të tjera, sikurse ka insinuar se autoritetet përfaqësuese të SHBA-së kanë kryer ose janë të aftë të kryejnë krime kundër tij”.

https://a2news.com/2022/02/16/vendimi-i-kushtetueses-per-meten-reagon-presidenca/

Me pretendimin se Meta kishte cenuar rendin dhe sigurinë publike, Kuvendi e akuzoi Presidentin se dubloi kompetencat me ato të Prokurorisë dhe Policisë, por Kushtetuesja gjykoi se as rendi publik nuk u cenua dhe as kompetencat nuk u tejkaluan: “Presidenti i Republikës ka zgjedhur të përdorë një retorikë dhune dhe të favorizojë haptazi në sytë e publikut dhunën si mjet për zgjidhjen e problemeve përkundrejt mjeteve që ofron shteti i së drejtës. Kjo retorikë dhune, e justifikuar në mbrojtje të votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës”.  

Pasi rrëzoi në thelb akuzat e ngritura ndaj Metës, Kushtuesja hodhi poshtë pretendimet e Presidentit dhe i dha të drejtë Kuvendit sa i përket konceptit të vazhdimësisë institucionale mes një legjislature dhe tjetrës, si dhe procedurave të ndjekura gjatë hetimit parlamentar, duke i cilësuar ato legjitime.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu