“Tërhiqni akuzat që PS ka kapur drejtësinë”, Balla komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Metën

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 11:49
17 SHKURT 2022 PARLAMENT frame 85221 1280x720

“Tërhiqni akuzat që PS ka kapur drejtësinë”, Balla komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Metën

Përditësuar më: 17/2/2022, ora 11:49

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u tha deputetëve të opozitës të tërheqin akuzat se PS-ja ka kapur drejtësinë. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Balla tha se vendimi tregon se kjo është prova se drejtësia është e pavarur.

“Nëse do të kontrollonim Gjykatën Kushtetuese, do të shkarkonim Ilir Metën. Nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhet shkarkuar, por Gjykata foli ndryshe nga Kuvendi. Po jeni bashkuar prapë, nuk e dija. Nuk e dija që Luli është bashkuar prapë me Saliun dhe Metën. Tërhiqni mbrapsht deklaratat që drejtësia është e kapur nga PS-ja. Gjykata dha vendim ndryshe nga Kuvendi. 150 ditët e mbetura nuk ia zhbëjnë dot figurën qesharake. Ilir Meta do të kishte qenë mirë të ikte që sot. Ne ju duam të gjithëve bashkë, nuk na shijojnë fitoret kështu të përçarë. A ka mundësi të bashkoheni edhe më 6 mars se do t’iu mundim, siç ju kemi mundur përherë”, tha Balla.