Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

3.2 miliardë lekë në bujqësi, ekspertët: Është "masakruar" fondi, nuk do ta përfitojnë të plotë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 11:50 | Aktualitet
3.2 miliardë lekë në bujqësi, ekspertët:

Ndryshimi i përvitshëm i skemave të subvencioneve në bujqësi dhe blegtori, po shton edhe më shumë pakënaqësi tek ata të cilët punojnë tokën. Teksa ministria pritet të shohë me prioritet ata të cilët bashkohen në të ashtuquajturat “Shoqëri Bujqësore”, shembuj të tillë janë të pakët dhe renditen disa arsye se përse bashkimi i fermerëve nuk po funksionon. 

“Fjala nxit, shembulli edukon, ne kemi vetëm fjalën, shembuj të SHBB nuk kemi. Që të funksionojnë në SHBB duhen 7 fermerë me nga 10 milionë të reja, 70 milion lekë hyjnë në taksim, kush është ai fermer që do të taksohet?, shprehen ekspertët Sharka e Gjata.

3.2 miliardë lekë që qeveria ofroi për sektorin e bujqësisë, sipas ekspertëve janë taksat që do t’u merren fermerëve nga paketat e reja fiskale, pasi përqindja e buxhetit nuk ka ndryshuar.

“U hoq 6% i TVSH-së që u bë 0% në shitje nga fermeri dhe u shtua 10% taksë për imputet bujqësore. Pra nuk kemi dalje nga buxheti drejtpërdrejt, por janë përfitime fiskale. Buxheti nuk ka ndryshuar, subvencionohet 1% e PBB, kur të shkojë, 2%,3%, 7%, atëherë po”, theksojnë ekspertët.

Madje, sipas kreut të sindikatës së fermerëve, as 3.2 miliardë lekë të premtuara nuk do të shkojnë te fermerët.

“Është masakruar fondi, do i jepet UBT, tregjeve të bashkive, do të jepen për të shtuar serrat, kur 30% e serrave sot janë braktisur”, shton eksperti Sharka.

Fermerët janë duke përdorur çdo mekanizëm ligjor, që nga protestat e deri te depozitimi i projektligjeve në Kuvend, për të bindur qeverinë që të ofrojë për sektorin e bujqësisë po aq fonde sa ofron Kosova apo Maqedonia e Veriut. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë